Peci: Dhuna në Kuvend është instaluar si veprim politik nga VV

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi dhe drejtori aktual i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka reaguar për incidentin e dhunës që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës.

Peci ka shprehur shqetësimin e tij për ngjarjen e ndodhur sot, duke argumentuar se një incident i tillë nuk ishte surprizë.

“Çfarë ndodhi sot ne Kuvendin e Kosovës, aq sa nuk është mirë, po aq nuk është befasi. Dhuna në Kuvend është instaluar si veprim politik nga VV”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Çfarë ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës, aq sa nuk është mirë, po aq nuk është befasi!

Kthejeni “filmin” prapa dhe e kuptojmë se pse jemi këtu ku jemi!

Dhuna në Kuvend është instaluar si veprim politik nga VV, dhe ajo do të mbetet aty derisa të mos kërkojnë falje për atë që kanë bë në të kaluarën.

Secila parti, sikurse edhe çdo njeri duhet te ballafaqohet me gabimet e veta. Nëse nuk ballafaqohet, gabimet përsëriten, apo ju hapin rrugë edhe të tjerëve ta bëjnë të njëjtën gjë!

Përndryshe, vetëm vazhdoni si ia keni mësy, rruga e mbarë ju qoftë, por kujdesuni që të tjerët mos t’i merrni me vete!