PDK-ja po “triumfon” në Han të Elezit

Mehmet Ballazhi

Kandidati për kryetar të komues së Hanit të Elezit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mehmet Ballazhi është duke prirë për momentin.

Deri më tani, në këtë komunë janë numëruar 72 për qind e votave, ose thënë më mirë tetë nga 11-të vendvotime, shkruan Shqip.com.

“Përktheyr” në numër të votave, janë numëruar 6.178 nga 8.457 vota, Ballazhi është në vend të parë me 50.26 për qind, kurse në vend të dytë është Rufki Suma me 42.46 për qind.

Në vendin e tretë është Sherif Berisha nga Lëvizja Vetëvendosje me 7.29 për qind.

Nëse gjërat qëndrojnë kështu, Mehmet Ballazhi do të fitojë pa balotazh në këtë komunë./Shqip.com