Pas protestave të dhunshme në Veri, KFOR-i përforcohet me 700 trupa
Publikuar:
(30.05.2023 19:17:50)

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se brenda pak ditëve do të dërgojnë 700 trupa të tjera në Kosovë.
Shtimi i forcave të KFOR’it në Kosovë vjen si rezultat i tensioneve në Veriun e Kosovës.
“Ne kemi vendosur që brenda ditëve të dërgojmë 700 trupa të tjera në #Kosovë dhe të vendosim forca shtesë në gatishmëri më të lartë. Këto janë hapa të kujdesshëm, garantues @NATO_KFOR ka forcat dhe aftësitë që i nevojiten për të përmbushur mandatin e OKB-së”, ka thënë ai.
Të hënën në Veri të Kosovës ka pasur përleshje në mes protestuesve serbë dhe forcave të KFOR-it.