Pas numërimit të 60 % të vendvotimeve në Viti, prinë LDK-ja

Rezultatet në Viti.

Në Komunën e Vitisë, pas numërimit të 60.61 për qind të vendvotimeve në zgjedhjet lokale, është duke prirë Sokol Haliti nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 42.85 për qind, përcjell Shqip.com.

Ndërkaq, i dyti është Arsim Ademi nga Lëvizja Vetëvendosje me 34.17 për qind, duke e lënë kështu të tretin kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Azizi me 22.98 për qind.

Ndryshe, zgjedhjet lokale janë mbajtur të dielën në Kosovë, ku deri tash janë shpallur disa sondazhe për rezultatet e Komunave të Kosovës.