Pas Krasniqit edhe Haradinaj i shkon Kurtit në zyre
Publikuar:
(07.11.2022 20:18:10)

Pos Memli Krasniqit gjatë ditës së nesërme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të zhvillojë takim edhe me të parin e AAK-SË, Ramush Haradinaj.
Lajmin për Shqip.com e kanë konfirmuar nga AAK-ja.
“Në adresë të kryetarit Haradinaj ka ardhur një ftesë për takim nga Kryeministri Kurti, për të martën në mëngjes. Tema e diskutimit është diskutimi për zhvillimet në vend, veçanërisht atyre në veriun e vendit. Kryetari Haradinaj, ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim” ka thënë Lulëzim Blaka, Drejtor për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në AAK.
Ky pritet të jetë takimi i dytë mes Kurtit dhe Haradinaj brenda pak javësh.