Pas kidnapimit të 3 policëve, Matoshi kërkon dorëheqjen e Qeverisë

Tre pjesëtarë të Policisë Kufitare të Kosovës, dyshohet se janë kidnapuar nga presona të maskuar sot në territorin e Kosovës, në afërsi të Leposaviqit.

Zona ku dyshohet se janë kidnapuar policët e Kosovës ndodhet rreth 300 metra brenda në territorin e Republikës së Kosovës.

Pamjet e mëposhtme tregojnë vendin ku dyshohet se u kapen 3 policët e Kosovës. Zona tashmë është rrethuar me shiritat e Policisë së Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se “me të arritur në atë lokacion, njësitet asistuese kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare por jo edhe vet zyrtarët policorë që kanë qenë me detyrë në atë lokacion”.

Për kidnapimin e policëve kanë reaguar institucionet vendore dhe jo vetëm.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe gazetari dhe analisti Halil Matoshi.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se marrëzitë e Albinit, Xhelalit dhe Dejona Mihalit i paguejnë djemtë e përbuzun të Kosovës!

Ai, po ashtu ka kërkuar dorëheqjen e Qeverise.

“Dorëheqje sot. Kosova nuk ka me pague ma për egot e jueja!? Nuk u ka borxh asnigjâ me na poshtnu deri n’kit derexhe!”, ka shkruar në fund Matoshi.