Paga minimale bëhet 264 euro

Euro / Ilustrim
Euro / Ilustrim

Me 60 vota për, një abstenim dhe asnjë votë kundër, deputetët e pozitës kanë miratuar në Kuvendin e Kosovës, Ligji për pagën minimale.

Me këtë ligj, paga minimale do të rritet në 264 euro bruto ose 250 euro neto.

Deri tani, paga minimale në Kosovë është ndarë në dy kategori: 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit mbi 35 vjeç.

Ky ligj në të kaluarën ka ngjallur kundërshtime të mëdha nga veteranët e luftës, pensionet e të cilëve nuk janë inkuadruar në këtë ligj.