Pacolli kërkon nga fituesit e zgjedhjeve të punojnë në mënyrë kreative

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka kërkuar se fituesit e zgjedhjeve të punojnë në mënyrë kreative.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar që e ka kryer obligimin e tij qytetar.

“Le të fitojë më i miri dhe fituesi të punojë në mënyrë kreative , me përkushtim, sinqeritet dhe të jete kryetar i të gjithëve pa diferencime etnike, sociale dhe ideologjike”, ka shkruar Pacolli.

Aleanca Kosova e Re nuk është në garë në asnjë komunë.

Në vitin 2013 kjo parti kishte arritur t’i fitonte dy komuna  të mëdha; Gjakovën dhe Mitrovicën.