Osmani: Vuçiq duhet ta ndalojë mbështetjen për bandat kriminale
Publikuar:
(01.06.2023 10:37:32)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duhet ta ndalojë mbështetjen për “bandat kriminale” nëse vërtet do paqe.
“Sfida vjen nga Serbia, një vend që ende duhet ta pranojë të kaluarën e tij”, tha Osmani për Reuters.
Osmani po merr pjesë në një takim të Komunitetit Politik Evropian, i cili po mbahet në Kishinjev të Moldavisë.
“Situata është e tensionuar, por ne duhet të sigurohemi që e rivendosim sundimin e ligjit në Kosovë, dhe të kuptojmë se kërcënimi vjen nga mohimi që i bën Serbia ekzistencës së Kosovës si shtet sovran”, tha Osmani.