Osmani: S’kam plan të takohem me Vuçiqin
Publikuar:
(01.06.2023 11:10:23)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se nuk ka plan të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ajo u shpreh se i takon shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, që t’i caktojë takimet për dialogun Kosovë-Serbi.
Osmani tha se Kosova është në favor të dialogut, “mirëpo insistojmë që ato për të cilat dakordohemi, pastaj edhe të zbatohen”.
Ajo po merr pjesë në një takim të Komunitetit Politik Evropian, i cili po mbahet në Kishinjev të Moldavisë.
Osmani, më herët tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duhet ta ndalojë mbështetjen për “bandat kriminale” nëse vërtet do paqe.