Osmani e hapur për zgjedhje të reja në komunat në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Kosova mund t’i shpallë zgjedhjet e reja në komunat në veri të Kosovës, nëse 20 për qind e votuesve nënshkruajnë një peticion me këtë kërkesë.
Gjatë një interviste për Reuters, Osmani tha se besonte se një peticion ishte mënyra më “demokratike” për të vazhduar zgjedhjet e reja.
“Në këtë mënyrë mendoj se do të garantojmë pjesëmarrjen e serbëve sepse kërkesa do të vinte fillimisht nga ata, nga qytetarët”, tha ajo.
Protestat e dhunshme shpërthyen në katër komuna veriore pas zgjedhjeve të kryetarëve të rinj atje, zgjedhje të cilat u bojkotuan nga Lista Serbe.
Osmani tha se shkarkimi i kryetarëve të komunave përmes një peticioni do të ishte “një lloj referendumi” i cili do të hapte rrugën për një votim të dytë që do të mbahej për zgjedhjen e kryetarëve të rinj.
Ajo tha se i gjithë procesi mund të kryhet brenda disa muajsh.
Megjithatë, ishte e paqartë nëse votuesit serbë lokalë do të merrnin pjesë në një peticion.