Osmani: Dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për dhunën e shkaktuar në seancën e Kuvendit të enjten, tha se është dëmi më I madh që mund t’i bëhet institucioneve që janë ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë.

Ajo tha se në Kuvend nuk ka vend për dhunë.

“Kuvendi është gurthemeli i shoqërisë sonë demokratike, ku zëra të ndryshëm bashkohen për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve, ndaj dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politik”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Tutje, ajo tha se “duhet ta riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj demokracisë, mendimit ndryshe, sikurse edhe respektit të ndërsjellë, duke u mbështetur në sundimin dhe respektimin e ligjit”.