Opozita izraelite kërkon mocion mosbesimi ndaj Netanyahut
Publikuar:
(15.11.2023 22:03:49)

Benjamin Netanyahu “duhet të ikë”. Këtë e ka kërkuar lideri i opozitës izraelite Yair Lapid, i cili bëri thirrje për një votë mosbesimi ndaj qeverisë dhe krijimin e një ekzekutivi të ri të formuar nga një tjetër personalitet i Likudit. “Ne nuk mund të përballojmë të kemi një fushatë të zgjatur me një kryeministër që nuk i besojmë“, tha Lapid në një intervistë për Channel 12.