OKB: Ka rrezik të një skenari djallëzor në Gaza

Me operacionet tokësore izraelite të përqendruara tani në Gazën jugore, kushtet për ofrimin e ndihmës “nuk ekzistojnë” dhe “një skenar edhe më djallëzor” po afrohet. Alarmi i ngritur nga koordinatorja humanitare e Kombeve të Bashkuara për territoret e pushtuara palestineze, Lynn Hastings, është dramatik. Rafah , raporton OKB-ja, ishte i vetmi vend në Gaza ku shpërndaheshin ndihma të kufizuara – miell dhe ujë, ndërsa në Khan Younis afër , shpërndarjet pothuajse pushuan për shkak të intensitetit të luftimeve. Dhjetëra mijëra palestinezë të arratisur nuk kanë ku të qëndrojnë dhe po kampojnë në rrugë dhe zona të tjera të hapura “ku kanë ngritur tenda dhe strehimore të improvizuara”. Të gjitha shërbimet e telekomunikacionit në Gaza janë ndërprerë dhe organizatat e ndihmës kanë frikë se mungesa e komunikimit do të pengojë më tej ofrimin e “ndihmës për shpëtimin e jetës”.