OKB: Deri tani janë vrarë 1 mijë e 207 civilë

Foto:Reuters

Të dhënat e Kombeve të Bashkuara flasin se 1 mijë e 207 civilë janë vrarë nga fillimi i konfliktit në Ukrainë. Besohet se numri i të vdekurve është më i madh.

Liz Throsell, zëdhënëse e OKB-së deklaroi se ka numër të madh edhe të plagosurve të cilat janë shkaktuar nga sulmet ajrore. “Shumica e lëndimeve janë nga sulmet ajrore të cilat kanë goditur ndërtesat e banimit kolektiv në qytetet e Ukrainës”, ka thënë ajo.

Një gazetarë raportohet se është vrarë.

OKB-ja shpreh shqetësimin se në territoret të cilat kontrollohen nga rusët janë duke ndodhur arrestime të paligjshme të atyre të cilët konsiderohen si përkrahës të Qeverisë në Kiev.

Të njëjtin shqetësim ndan edhe për territoret të cilat kontrollohen nga forcat ushtarake ukrainase të cilat janë duke arrestuar persona të cilët konsiderohen si përkrahës të Rusisë. /Shqip.com