OKB: 70% e palestinezëve në Rripin e Gazës janë zhvendosur

Zëdhënësi i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), Jens Laerke, tha se numri i personave të zhvendosur në Rripin e Gazës ishte rritur në pothuajse 1.5 milion, ose rreth 70% e popullsisë. Oche tha se rreth 700,000 njerëz janë të vendosur në gati 150 objekte të agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Palestinezët, më shumë se katër herë më shumë se kapaciteti i synuar. “Kjo do të thotë se në disa strehimore deri në 240 njerëz jetojnë në klasa prej 40-60 metrash katrorë,” tha Ocha.