OBSH: Të tronditur nga sulmet izraelite ndaj ambulancave në Gaza
Publikuar:
(03.11.2023 22:52:37)
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ai ishte “i tronditur nga raportet e sulmeve ndaj ambulancave që evakuonin pacientët pranë spitalit Al-Shifa në Gaza, duke rezultuar në vdekje, lëndime dhe dëme”. Sekretari i përgjithshëm i OBSH-së përsëriti në X se “pacientët, punonjësit e kujdesit shëndetësor, objektet dhe ambulancat duhet të mbrohen në çdo kohë. Gjithmonë”.