OBSH raporton 64 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor në Ukrainë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar 64 sulme në objektet shëndetësore në Ukrainë.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka njoftuar se kanë ndodhur 64 sulme ndaj kujdesit shëndetësor që nga fillimi i luftës, shkruan CNN.

 “Sulmet ndaj shëndetit duhet të ndalen. Sistemet shëndetësore, objektet dhe punonjësit shëndetësorë nuk janë dhe nuk duhet të jenë kurrë një objektiv”, ka thënë ai.

Mike Ryan, drejtor i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së, ndau statistika nga Organizata Ndërkombëtare e Migracionit mbi dobësitë e miliona njerëzve që janë zhvendosur brenda vendit në Ukrainë, duke përfshirë se 32% e familjeve të zhvendosura përfshijnë dikë që është i sëmurë kronik dhe gati 20% përfshijnë dikë që është me aftësi të kufizuara.

Sipas Ryan, situata si ato në Ukrainë, shpesh çojnë në kushte ku edhe aksesi në objektet shëndetësore bëhet një përvojë kërcënuese për jetën.

“Kjo është çnjerëzore në një nivel që është shumë e vështirë të shpjegohet. Është shumë e vështirë për t’u kuptuar. Është shumë e vështirë të imagjinohet se çfarë po kalojnë njerëzit në këtë situatë”, tha ai.

“Ne kemi arritur ndoshta për një herë në jetën time një nivel të përshtatshëm tmerri të asaj që po ndodh në Ukrainë dhe veçanërisht asaj që po ndodh në Mariupol. Dhe shpresoj se ky është niveli i ri i tmerrit që do të shprehim në të gjitha këto situata në mbarë botën që tani e tutje.”

Duke folur për vështirësinë e punës në Ukrainë dhe rajone të tjera në krizë, përfshirë Etiopinë, Ryan tha se parimet “bazë” rreth ndihmës po harrohen.

“Nuk duhet t’i takon komunitetit humanitar që vazhdimisht të rinegociojë dhe negociojë dhe pastaj të ketë blloqe burokratike dhe të ndalojë, të fillojë, të ndalojë, të fillojë,” tha ai.

“Kjo nuk është ashtu siç duhet të jetë. Ne po harrojmë parimet bazë të së drejtës humanitare, kur përfundojmë në këto diskutime të pafundme për marrjen e aksesit më të thjeshtë dhe bazë për popullatat që kanë nevojë dëshpërimisht për ne.”