OBSH raporton 62 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor ukrainas
Forcat ruse po vazhdojnë bombardimet në zonat e banuara të Ukrainës, si dhe në objekte të kujdesit shëndetësor.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ka verifikuar 62 sulme të veçanta në objektet e kujdesit shëndetësor në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus pothuajse katër javë më parë, shkruan BBC.
OBSH, ka njoftuar se 15 persona kishin vdekur në sulmet dhe të paktën 37 të tjerë ishin plagosur.
Ndërkohë, zyrtarët e OBSH-së në Poloni thonë se një vlerësim i shpejtë sugjeron se rreth gjysmë milioni refugjatë që kanë mbërritur atje vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, kryesisht për shkak të traumave.
Përveç kësaj, punonjësit e shëndetësisë në kufij raportojnë për fëmijë dhe nëna që vuajnë nga dehidratimi, ndërsa shumë të moshuar pasi udhëtojnë për ditë të tëra pa ilaçe për sëmundjet themelore si diabeti dhe presioni i lartë i gjakut.
Agjencia e OKB-së për refugjatët (UNHCR) tani raporton se 3.557 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina. Kjo shifër po i afrohet planifikimit fillestar për katër milionë.
Deri më tani, UNHCR nuk e ka rishikuar shifrën e saj të planifikimit, por si ajo ashtu edhe OBSH thonë se po përgatiten nëse lufta vazhdon për një numër “masiv” njerëzish.