OBSH e shqetësuar thellë nga kërcënimi i Izraelit për bombardimin e spitalit Al-Quds në Gaza

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se janë thellë të shqetësuar lidhur me kërcënimin e Izraelit për të bombarduar spitalin “Al-Quds” të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Gaza

Ghebreyesus bëri një postim nga platforma e medias sociale X lidhur me Gazën që ndodhet nën sulmet intensive të Izraelit.

“Lajmet nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze në lidhje me kërcënimet (nga Izraeli) për evakuimin e spitalit ‘Al-Quds’ në Gaza janë jashtëzakonisht shqetësuese”, deklaroi Ghebreyesus duke shtuar se është e pamundur të evakuojnë spitalet e tyre të mbushur me pacientë pa vënë në rrezik jetët e të sëmurëve.

“Shërbimet shëndetësore duhet të mbrohen në çdo kohë në përputhje me ligjin humanitar ndërkombëtar”, tha Ghebreyesus.

Në një deklaratë me shkrim nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se “Forcat izraelite na kërkuan të evakuojmë urgjentisht spitalin ‘Al-Quds’ në Gaza duke kërcënuar se do ta bombardojnë”./AA