OBSH: Al-Shifa nuk funksionon më si spital
Publikuar:
(13.11.2023 12:32:14)

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në X se spitali Al Shifa i Gazës kishte tre ditë pa ujë dhe “nuk funksionon më si spital”. “Tragjikisht, numri i pacientëve të vdekur është rritur ndjeshëm”, ka shkruar ai, duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.