OBSH: 20 nga 36 spitale janë jashtë funksionit në Gaza
Publikuar:
(10.11.2023 15:46:43)
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), përmes zëdhënëses së saj Dr. Margaret Harris, tha se 20 nga 36 spitalet e Gazës nuk funksionojnë më, duke përfshirë spitalin e fëmijëve al-Rantisi, i cili ndërpreu shërbimet e tij pas një sulmi, izraelit në zonë. Harris tha se disa fëmijë po i nënshtrohen trajtimeve të tilla si dializa dhe mbështetja në jetë që nuk i lejojnë ata të evakuohen në mënyrë të sigurt. “Spitalet nuk duhet të jenë kurrë një objektiv,” shtoi Harris.