OBSH: 102 sulme ndaj kujdesit shëndetësor në Gaza që nga 7 tetori
Publikuar:
(05.11.2023 18:39:21)

OBSH thotë se ka dokumentuar 102 sulme ndaj kujdesit shëndetësor në Gaza që nga 7 tetori. Sulmet kanë rezultuar në 504 të vdekur, 459 të plagosur dhe dëmtime në 39 objekte dhe 31 ambulanca. Më shumë se gjysma e spitaleve në qytetin e Gazës janë vënë nën zjarr dhe 10 nuk po funksionojnë, tha zyra e OBSH-së në territorin e pushtuar palestinez, raporton Sky News. “Kujdesi shëndetësor nuk është një objektiv. OBSH bën thirrje për mbrojtjen aktive të civilëve dhe kujdesin shëndetësor”, tha organizata.