Numërohen mbi 50% të votave në Mitrovicë, Hamza prin me 53%

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për komunën e Mitrovicës, Bedri Hamza, po kryeson në listën e rezultatetve preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor me gjithsej 52 mijë e 90 për qind, njofton Shqip.com.

Bazuar në 50 përqind të votave të para të numëruara, Hamza ka arritur të marrë mbi shtatë mijë vota.  

Hamza është pasuar nga Agim Bahtiri i Lëvizjes Vetëvendosje, me gjithsej 35 mijë e 77 për qind të votave, apo mbi pesë mijë vota.

I treti në këtë renditje mbetet Armend Agolli i Lidhjes Demokratike të Kosovës me gjithsej 11 mijë e 85 për qind të votave apo mbi një mijë e 600 vota. /Shqip.com