Numërohen mbi 26% e votave në Prishtinë – prinë Rama

Numërohen mbi 26% e votave në Prishtinë – prinë Rama

Komisioni Qendror Zgjedhor ka nisur numërimin e votave të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Deri tani në Komunën e Prishtinës janë numëruar 26.89 për qind.

Bazuar në rezultatet e deritanishme, në kryeqytet po prin kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama – me 51.64%.

Ndërsa, kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia, ka 48.36%.

Rezultatet e KQZ në kohë reale mund t’i ndiqni KËTU./SHQIP.com