Numërohen 26 % të vendvotimeve në Kaçanik, prinë PDK-ja me mbi 57 për qind

Rezultatet në Kaçanik.

Besim Ilazi i Partisë Demokratike të Kosovës është duke prirë në garën për kryetar të Kaçanikut me 57.83 për qind pas numërimit të 26.9 për qind të vendvotimeve, përcjell Shqip.com.

Sipas të dhënave të fundit, Jeton Raka nga Lëvizja Vetëvendosje është i dyti me 25.19 për qind të votave, kurse kandidati i pavarur, Shukri Luta, i treti, ka 9.53 për qind.

Ndërkaq, Shkelqim Jakupi nga Lidhja Demokratike e Kosovës është i katërti me 6.39 për qind, duke lënë të fundit, Kastriot Bushin me 1.06 për qind.