Një punëtore e televizionit rus ndërpret transmetimin e lajmeve si shenjë proteste kundër luftës në Ukrainë

Protestë kundër luftës në Ukrainë

Një punonjëse e televizionit shtetëror rus, Channel One, ka ndërprerë programin kryesor të lajmeve të kanalit me një protestë të jashtëzakonshme kundër pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin, raporton The Guardian.

Marina Ovsyannikova, një redaktore në Channel One, shpërtheu në setin e transmetimit të drejtpërdrejtë të lajmeve të natës të hënën në mbrëmje, duke bërtitur: “Ndalo luftën. Jo luftës.”

Ajo mbante gjithashtu një tabelë ku thuhej: “Mos i besoni propagandës. Ata po ju gënjejnë këtu.” Ishte shkruar në anglisht: “Rusët kundër luftës”.