Nis numërimi i votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e votave për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajt të dielën e 14 nëntorit.

Sipas KQZ-së, pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje deri në orën 19:00 – kur janë mbyllur vendvotimet – është 38.48%.

Në raundin e dytë të drejtë vote kishin 1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë, prej tyre vetëm 378 mijë e 730 qytetarë e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë.

Numri i qendrave të votimit ishte 575, kurse vendvotime ishin 1,638.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka garuar në 12 komuna: Prishtinë, Prizren, Gjilan, Shtime, Gjakovë, Rahovec, Fushë Kosovë, Podujevë, Kaçanik, Obiliq, Viti dhe Kamenicë.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka garuar në nëntë komuna: Prishtinë, Gjilan, Viti, Vushtrri, Istog, Fushë Kosovë, Dargash, Podujevë dhe Junik.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka garuar në tetë komuna: Drenas, Kaçanik, Shtime, Vushtrri, Malishevë, Prizren, Dragash dhe Klinë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka garuar në pesë komuna: Gjakovë, Klinë, Rahovec, Junik dhe Istog.

Ndërsa, partia NISMA Socialdemokrate ka garuar vetëm në Komunën e Malishevës.

Rezultatet e KQZ në kohë reale mund t’i ndiqni KËTU./SHQIP.com