“NEWBORN” pati zënë vend thuajse në çdo medie botërore

Me të përshkruhej më së miri lindja e shtetit më të ri në botë, derisa gjithë gazetarët nga mbarë bota po raportonin për kremten më të madhe të dhjetëra-mijëra kosovarëve në Prishtinë.
 
Britanikja “The Guardian” nga ajo festë publikoi edhe fotografitë interesante, si AJO e shijimit të tortës së pavarësisë nga një ri kosovar.
 
Më 17 shkurt 2008, ajo u kujdes të tregoi edhe për përgjigjen e mediave të shkuara nga Kosova ndaj udhëheqësve serbë, njofton Klan Kosova.
 
Kosova 15 vjet më parë ishte edhe në ballinën e mediumit me të rëndësishëm francez, France 24.
 
Rëndësi të veçantë në atë shkrim iu kushtua Deklaratës së Pavarësisë, të lexuar nga kryeministri i asaj kohe Hashim Thaçi, i cili teksa shqiptonte fjalët, u zotua në respektimin e pakicave.
 
Gazetarët francezë në shkrimin e tyre treguan se Kosova është shteti i gjashtë që shpëton nga Serbia pas Kroacisë, Maqedonisë, Sllovenisë, Bosnjës dhe Malit të Zi.
 
Krejt festën me një reportazh të gjatë edhe me deklarata interesante e plot emocion të të rinjve kosovarë raportoi edhe gjiganti britanik BBC.
 
Arritjes më të madhe historike të Kosovës, rëndësi të veçantë i kushtoi edhe mediumi më madh amerikan, CNN.
 
Pos për kremten e madhe në kryeqytet, raportuan edhe për trazirat që u zhvilluan në Beograd, duke e kundërshtuar këtë fakt të ri politik.
 
Në mediumet botërore zuri vend edhe deklarata e presidentit amerikan të asaj kohe, George Ë. Bush i cili nga vizita në Tanzani me një konferencë te veçantë përshëndeti krijimin e shtetit më të ri, të cilin e njohu më 18 shkurt, posa nisi dita e hënë.