Netanyahu shkon në Gaza: Asgjë nuk do na ndalojë nga fitorja përballë Hamasit
Publikuar:
(26.11.2023 20:22:19)


“Ne do të shkojmë deri në fitore”, tha sot kryeministri Benjamin Netanyahu gjatë një inspektimi të forcave të armatosura të vendosura në veri të Rripit të Gazës. “Asgjë nuk do të na ndalojë. Ne jemi të bindur se kemi forcën, fuqinë, vullnetin dhe vendosmërinë për të arritur të gjitha objektivat e luftës dhe kështu do të bëjmë”.

Objektivat, përsëriti ai, janë “shkatërrimi i Hamasit, rimëkëmbja e të gjithë të rrëmbyerve dhe garancia se Gaza nuk mund të përfaqësojë më një kërcënim për Izraelin”.