Netanyahu bisedë me Biden: Do vazhdojmë luftën derisa Izraeli të arrijë objektivat

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu “shprehu vlerësimin e tij gjatë bisedës telefonike me presidentin amerikan Joe Biden për pozicionin e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit”, duke iu referuar qëndrimit të miratuar nga Uashingtoni për të shmangur miratimin e një kërkese të detyrueshme nga ekzekutivi i OKB-së për një armëpushim në Gaza. Netanyahu më pas “e bëri të qartë se Izraeli do të vazhdojë luftën derisa të arrihen të gjitha objektivat e tij”, nga humbja e Hamasit deri në kthimin në shtëpi të pengjeve të mbajtura nga terroristët në Rripin e Gazës. Kjo është bërë e ditur nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.