Në një sulm ajror vriten 80 ushtarë ukrainas

80 ushtarë ukrainas janë vrarë pasi baza e tyre në qytetin Mykolaiv është bombarduar nga forcat ajrore ruse.  

Ushtria ukrainase nuk ka komentuar për këtë humbje.

Korrespodenti i luftës, Robin Ramaekers ka raportuar se baza ishte përdorur si qendër trajnimi për forcat ukrainase.

Ushtria është angazhuar tani në nxjerrjen e trupave të cilat gjenden në rrënojat e bazës.  

Kurse një pjesë e trupave të ushtarëve nuk mund të gjenden pasi ato janë copëtuar nga bombardimi.

Ndryshe forcat ajrore ruse kanë publikuar disa video ku shihet duke qëlluar mbi konvojin ushtarak ukrainas.

Ndryshe kjo është dita e 24-të e luftimeve ndërmjet trupave ruse dhe atyre ukrainase.

Qyteti Mykolaiv gjendet në afërsi me qytetin Kherson i cili qytet është pushtuar nga ushtria ruse disa javë më parë/Shqip.com