Ndalimi i qymyrit rus nga BE-ja do të fillojë në gusht

Miniera e qymyrit Krasnogorsky në Rusi

Ndalimi i importit të qymyrit rus nga Bashkimi Evropian do të hyjë në fuqi në gusht.

Vendet anëtare të BE-së miratuan të enjten në mbrëmje një paketë të pestë sanksionesh kundër Rusisë.

Paketa përfshin një ndalim importi për të gjitha format e qymyrit rus, raporton “CNN“.

Kjo prek një të katërtën e të gjitha eksporteve ruse të qymyrit, duke arritur në rreth 8 miliardë euro humbje të ardhurash në vit për Rusinë, sipas Komisionit Evropian.

Raportohet se ndalimi i qymyrit nuk do të jetë i menjëhershëm, por gradual.

Gjithashtu njoftohet nga burimet BE-së, se do të ketë “një periudhë katërmujore mbylljeje”.

Paketa përfshin gjithashtu mbylljen e porteve të BE-së për anijet ruse dhe ndalimin e eksporteve të produkteve të teknologjisë së lartë në Moskë.

Përndryshe, sanksionet ndaj Rusisë janë vënë nga pothuajse të gjitha shtetet europiane, përveç Serbisë, Bjellorusisë dhe Hungarisë. /Shqip.com