Mustafa: Më është shkaktuar stres

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustata, ka thënë se “kohëve të fundit i është shkaktuar stres”.

Të martën po vazhdon procesi gjyqësor kundër tij, ndërsa njëjtë si të hënën priten dëshmitë kundër tij.

Dje ai u largua nga salla e Gjykatës Speciale, pasi nuk mund ta dëgjonte dëshmitarin.

Nga Dhomat e Specializuara kanë thënë se është e nevojshme prezenca e Mustafës teksa dëshmitaret flasin.

“Që në fillim po ju them se as dëshira ime dhe as qëllimi im nuk është që të mos ju respektoj juve dhe panelin e kësaj gjykate, por as zonjën avokate që është ulur atje përballë, sepse nuk është as në bindjen time e as në kulturën time”.

“Por kohët e fundit më është shkaktuar një stres dhe ky stres po vjen si pasojë e disa faktorëve të ndryshëm dhe tani po u them se cili është problemi. Pas 12 muajve në paraburgim”, ka thënë Mustafa.

Pikërisht gati një vit më parë, Mustafa ishte arrestuar nga forcat e EULEX-it me urdhër-arrest të Dhomave të Specializuara.

Ai akuzohet për “krime lufte”, madje ditëve të fundit nga Specialja i kanë thënë se “viktimat e tij dyshohet të jenë shqiptarë”.