Molliqaj: Kosova në prag të ndarjes etnike dhe Asociacionit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se tani Kosova është në prag të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj ka reaguar pasi Lista Serbe ka paralajmëruar largim nga institucionet e Kosovës.

Molliqaj po ashtu, ka përmendur edhe ish-aktivistin e vdekur të Vetëvendosjes, Astrit Deharin.

“Kujtimi më i mirë dhe nderimi më i madh që mund t’i bëhet jetës dhe aktivitetit politik të Astritit është angazhimi për drejtësi dhe vazhdimi i betejave që Astriti i besonte, dhe për të cilat angazhohej pa kompromis. Por, ka ndodhur krejtësisht e kundërta. Sot jemi në projektin politik që e kërcënon të ardhmen e vendit. Jemi në prag të ndarjes etnike. Jemi në prag të segregimit. Jemi në prag të Asociacionit”, shkroi Molliqaj.

Tutje, ai tha se është keqpërdorur vdekja e ‘shokut’ të tyre dhe asnjë hap për vendosjen e drejtësisë nuk është bërë.

“Në ndërkohë që përveç keqpërdorimit të vdekjes së shokut tonë, asnjë hap për vendosjen e drejtësisë nuk ka ndodhur. Kjo lë të kuptohet që zbardhja e rastit nuk i konvenon pikërisht këtyre në VV, sepse pastaj e humbin rolin që ia kanë caktuar vetës në histori: misionarë e të persekutuar”

Lista Serbe vendos t’i bojkotojë institucionet e Kosovës – SHQIP.com

Lista serbe ka bërë të ditur se sot kanë vendosur që të bojkotojnë të gjitha institucionet politike në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur pas takimit të përfaqësuesve politikë të serbëve të veriut të Kosovës në Zveçan.

Kryetari i Listës Serbe dhe ministër në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim, ndërsa përfaqësuesit tjerë të serbëve dhanë dorëheqje edhe nga pozita e deputetëve, kryetarëve të katër komunave në veri të Kosovës.

Ai tha se kanë vendosur të largohen nga të gjitha institucionet – Kuvendi, Qeveria dhe 4 komunat, por edhe nga drejtësia, policia dhe administratat në Kosovë.

Rakiq tha se këto vendime do të jenë në fuqi derisa Qeveria e Kosovës  të tërheqë vendimin për tabelat dhe të formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.