Mjete shpërthyese afër gazetares që po raportonte nga barrikadat

Ekipi i gazetarëve të RTV Dukagjinit është sulmuar nga persona të panjohur më mjete shpërthyese gjatë raportimit të tyre nga rruga e bllokuar nga serbët në Rudar.

Serbët lokalë kanë bllokuar rrugët në veri të Kosovës, pasi Policia e Kosovës arrestoi një ish-polic serb.

Sipas dëshmive të Policisë së Kosovës dyshohet se ai ka organizuar sulmin terrorist në zyrat e KKZ-së në Veri të Mitrovicës.