Ministrja Haxhiu: Kriminelët duhet të përballen me drejtësinë
Publikuar:
(26.11.2021 22:19:40)
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vrasjes që ndodhi të premtën mbrëma në Gllogjan.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky rast duhet të zbardhet sa më parë dhe kriminelët të përballen me drejtësisë.
“Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me familjarët e viktimave dhe lutemi për shëndetin e personave të plagosur. Krim i rëndë mbi nxënësit dhe qytetarët ndodhi sonte në Gllogjan të Deçanit”.
“Ekipi i Institutit të mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet. Ky rast duhet të zbardhet sa më parë dhe kriminelët duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Haxhiu.