Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Kosova uli tensionet, Serbia e bëri të kundërtën

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Außenministerin Annalena Baerbock ka reaguar lidhur me situatën në veri të vendit.

Sipas ministres gjermane, sugjerimi për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht i papranueshëm.

“Kosova uli tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale. Retorika e fundit nga Serbia bëri të kundërtën. Sugjerimi për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht i papranueshëm. Kështu janë edhe sulmet e fundit ndaj Eulex-it.E gjithë mbështetja ime shkon për dialogun e udhëhequr nga BE me në krye Miroslav Lajçak.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë pasdites së sotme ka vizituar veriun e vendit.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për Shqip.com.

“Sot pasdite, kryeministri Kurti ka qenë në Belvedere ku ka vizituar dhe takuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës atje”, ka thënë Kryeziu për Shqip.com.

Po ashtu,Kryeziu ka bërë të ditur se nga aty Kurti është nisur për në Gjilan ku ka marrë pjesë në prezantimin dhe raportimin e publikut për punën 1 vjeçare të Alban Hysenit.

Gjatë ditës së djeshme, serbët  në veri të Kosovës kanë vendosur barrikada me qëllim të pengimit të dërgimit të ish-policit, Dejan Pantiç drejt organeve të drejtësisë.

Siç kanë konfirmuar nga Policia, bllokimi i rrugëve ka ndodhur në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok duke pamundësuar kështu lëvizjen e lirë dhe mallrat.

Po ashtu në Rudarë të Komunës së Zveçanit ata kanë vendosur dy kamionë me gurë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Pantiqi dyshohet se ka organizuar sulm terrorist në zyrat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.

Krahas kësaj, me datën 8 dhjetor është plagosur një pjesëtar i Policisë së Kosovës në veri si dhe janë shënjëstruar policia në rrugën që shpie për në Bërnjak- Ata iu kanë kundërpërgjigjur sulmit.