Ministria e Punëve të Jashtme dënon sulmin rus mbi Konsullatën e Shqipërisë në Kharkov

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD)

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD) e ka dënuar sulmin e forcave ruse mbi Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në qytetin Kharkov në Ukrainë.

Objekti ku ndodhej stafi i Konsullatës Shqiptare është shkatërruar në tërësi, nga forcat ajrore ruse mëngjesin e së hënës.

MPJD i ka cilësuar të papranueshme “sulmet e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë, të cilat në ditët e fundit kanë cak institucionet diplomatike, pasi ditë më parë njëjte është sulmuar edhe Konsullata e Sllovenisë”.

MPJD po ashtu ka bërë thirrje edhe njëherë për ndërprerje të sulmeve ruse mbi territorin ukrainas.

Konsullata e Shqipërisë në Kharkiv është djegur dhe është shkatërruar e tëra nga sulmet e trupave rus. Nga kjo konsullatë kanë bërë të ditur se stafi aktualisht janë të sigurt./Shqip.com