Ministria e Mbrojtjes të Ukrainës: Forcat ruse janë të përqendruara në rrethimin e Kievit

Ministria e Mbrojtjes të Ukrainës ka thënë së forcat ruse janë të përqendruara në rrethimin e Kievit.

Në deklaratë thuhet se trupat ruse janë “bllokuar dhe ndaluar në zonën e Makarov”, e cila është rreth 60 km (37 milje) larg kryeqytetit ukrainas.

Ministria tha se forcat e armatosura të Rusisë kanë shteruar shumicën e rezervave të tyre operacionale dhe kanë filluar “përgatitjet për transferimin e forcave dhe burimeve shtesë nga rrethet ushtarake jugore dhe lindore”.

Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se lufta në Ukrainë “po shkonte sipas planit”, pavarësisht vlerësimeve nga vendet e tjera se pushtimi i Kremlinit nuk ka shkuar sipas planit.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se forcat ruse vazhdojnë të përgatiten për zbarkim në brigjet e Detit të Zi./SHQIP.com