Ministri polak: Rusia do të mbetet një kërcënim për Evropën edhe pas armëpushimit në Ukrainë

Rusia do të mbetet një kërcënim për paqen në Evropë edhe pas një armëpushimi në Ukrainë.

Kështu tha të martën ministri i Jashtëm polak Zbigniew Rau, shkruan CNN.

“Që Rusia të ndryshojë menjëherë pasi është rënë dakord për një armëpushim është një ëndërr. Do të mbetet një rrezik për paqen në Evropë”, tha Rau gjatë një konference.

Rau tha se i frikësohej një pushtimi rus në Poloni, si dhe rrezikut të një pushtimi të armatosur të vendeve në krahun lindor të NATO-s.

Polonia dhe Gjermania duhet të përpiqen që Rusia “të pësojë një disfatë strategjike dhe forcat e saj pushtuese të lënë Ukrainën brenda kufijve të njohur nga ligji ndërkombëtar”, tha gjithashtu Rau.

Baerbock gjithashtu e bëri të qartë se rajoni i Donetskut i përkiste Ukrainës, duke thënë se Ukraina është një shtet sovran brenda kufijve të saj dhe kjo është e vërtetë tani për tani, kjo është e vërtetë që nga viti 2014 dhe kjo është e vërtetë për të ardhmen.