Ministri i Jashtëm ukrainas: Mos e lejoni Putini ta kthejë Ukrainën në Siri

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ju ka thënë ministrave të jashtëm të NATO-së, që nuk duhet të lejojnë Putinin ta kthejë Ukrainën në Siri.

Përmes një video-mesazhi në Twitter, Kuleba, është drejtuar duke thënë “veproni tani para se të jetë vonë”.

“Ne jemi gati të luftojmë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë. Por ne kemi nevojë për partnerë që të na ndihmojnë me veprime konkrete, të vendosura dhe të shpejta, tani”, ka thënë Kuleba./Shqip.com