Ministri i Jashtëm i Rusisë do të takohet me homologun ukrainas
Publikuar:
(07.03.2022 13:04:46)
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov pritet të takohet të enjten në Antalia të Turqisë me Ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, shkruan BBC.
Takimi vjen pasi Rusia vazhdon sulmet e saja në Ukrainë.
Ukraina thotë se sulmet me raketa kanë vazhduar në zona të banuara në disa qytete dhe se kryeqyteti Kiev mund të përballet me një sulm të gjithanshëm.
Informata të tjera rreth bisedimeve
Më shumë bisedime Ukrainë-Rusi do të zhvillohen së shpejti.
Brenda pak orësh pritet të mbahet raundi i tretë i bisedimeve mes negociatorëve ukrainas dhe rusë.
Sipas BBC ato do të fillojnë në orën 16:00 me kohën e Kievit (14:00 GMT), sipas zyrtarëve ukrainas. /Shqip.com