Metroja në Kharkiv rinis punën pas muajsh shërbimi si strehë për civilët

Metro e Khrakiv

Kharkiv është më pranë normalitetit.

Ihor Terekhov, kryebashkiaku i qytetit verilindor të Ukrainës, Kharkiv, tha se sistemi i metrosë së qytetit do të rifillojë funksionimin të martën, pas muajsh shërbimi si një strehë për qytetarët që kërkojnë t’i shpëtojnë bombardimeve ruse.

“Nesër, më 24 maj, do të hapim metronë”, kishte thënë Terekhov në një fjalim në televizion, raporton CNN.

“Do të hapen të gjitha linjat. Trafiku i metrosë do të jetë nga ora 7:00 deri në orën 19:00. Intervalet nuk do të jenë të njëjta si në kohë paqeje. Depoja e metrosë është dëmtuar gjatë bombardimeve dhe granatimeve, kështu që intervalet do të jenë më gjatë”, njoftoi ai.

Gjatë kulmit të bombardimeve ruse të Kharkiv – qytetit të dytë më të madh të Ukrainës – shumë banorë të Kharkiv u strehuan në sistemin e metrosë së qytetit.

Terekhov tha se shumë nga ata që mbetën nën tokë ishin zhvendosur në konvikte, në zonat më larg granatimeve.

“Nëse është e nevojshme, njerëzit mund të përdorin metronë si një strehë për bomba, veçanërisht nënkalimet e metrosë,” tha Terekhov.

Metroja në Kharkiv u bë një strehë në orët e hapjes së pushtimit rus më 24 shkurt. Banorët përdorën stolat, shkallët dhe dyshemetë e stacioneve, si dhe vagonët e metrosë për vende qëndrimi. /Shqip.com