Mehmeti i AKR-së pas votimit: Lus të gjithë qytetarët e Prishtinës të votojnë
Kandidati i Aleancës Kosova e Re për kryetar të Komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti, ka votuar të dielën në zgjedhjet lokale që po mbahen në të gjitha komunat e Kosovës.
Mehmeti ka votuar në shkollën “Pjetër Bogdani” në kryeqytet.
I shoqëruar nga familja e tij, Mehmeti luti qytetarët e Prishtinës që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Sot e shfrytëzova të drejtën time legjitime për të votuar, i lusim të gjithë qytetarët e Prishtinës të dalin masovikisht në votime”, tha Mehmeti.
Përveç Mehmetit, në garë për të parin e Prishtinës janë edhe Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje, Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës e Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.