Mediat izraelite: Udhëheqësi i Hamasit, Sinwar ndodhet në Khan Yunis
Publikuar:
(09.12.2023 21:50:49)


Udhëheqësi i Hamasit në Rripin e Gazës, Yahya Sinwar, do të ishte ende në Khan Yunis dhe ndoshta në një nga tunelet e vendosura nën qytetin që ndodhet në Rripin jugor të Gazës. Këtë e kanë raportuar mediat izraelite. Në fillim të luftës që shpërtheu pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, Sinwar u largua nga qyteti i Gazës, në Rripin verior të Gazës, për të shkuar në Khan Yunis, transmeton kanali televiziv publik Kan, duke cituar një .burim Sinwar dyshohet se ka ikur me një automjet që ofronte “ndihmë humanitare”. Sipas Izraelit, Sinwar është ende në Khan Yunis.