Më shumë se 320 mijë ukrainas janë kthyer në shtëpi për të luftuar

Ushtarë të Ukrainës

Më shumë se 320,000 qytetarë janë kthyer në shtëpi për të ndihmuar Ukrainën të luftojë që kur Rusia filloi pushtimin e saj.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar Shërbimit Shtetëror Kufitare të Ukrainës, të cilët kanë pohuar se shumica e tyre janë meshkuj, shkruan CNN.

“Djemtë tanë nuk dorëzohen, kështu që ne duhet të ndihmojmë, ne duhet të luftojmë për vendin tonë. Ukraina duhet të jetë e lirë, si të gjithë njerëzit”.

Nga ana tjetër Organizata Ndërkombëtare për Migracionin vlerësoi të hënën se më shumë 2.8 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit në fund të shkurtit./Shqip.com