Më shumë se 2.8 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina

Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM), ka ndarë të dhënat e fundit e refugjatëve ukrainas.

Që nga e hëna, më shumë se 2.8 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina për në vendet fqinje, duke përfshirë 127,000 shtetas të vendeve të treta, ka njoftuar IOM, shkruan CNN.

“Njerëzit në Ukrainë vazhdojnë të ikin nga lufta çdo minutë,” shkroi IOM duke shtuar se ata kanë nevojë për “mbështetje të vazhdueshme”.

Sipas UNICEF-it, lufta në Ukrainë po ka një “ndikim shkatërrues” në më shumë se 7.5 milionë fëmijë.

Marrë nga CNN