Më shumë se 14 mijë personel rus janë vrarë që nga e shtuna, sipas Ukrainës
Rreth 14 mijë e 400 personel rus janë vrarë në Ukrainë që nga e shtuna.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës, që shtoi se me mijëra pjesë të pajisjeve ruse të humbura gjithashtu që nga pushtimi rus në Ukrainë, shkruan CNN.
Sipas një postimi nga llogaria zyrtare e ministrisë në Twitter të shtunën, ka pasur gjithashtu 95 avionë rusë, 115 helikopterë, 1,470 automjete të blinduara, 213 artileri dhe disa pjesë të tjera të pajisjeve të humbura nga Forcat e Armatosura Ruse që nga pushtimi.
Shifra më e fundit duket se është publikuar më 2 mars , kur Rusia tha se 498 nga anëtarët e saj të shërbimit kishin vdekur që nga fillimi i fushatës. Vlerësimet e SHBA-së për viktimat ruse variojnë nga 3 mijë deri në 10 mijë , sipas informacioneve nga zyrtarë të SHBA-së dhe NATO-s./Shqip.com