Më shumë se 1.75 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina në Poloni

Më shumë se 1.75 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës, tha të hënën agjencia e Gardës Kufitare polake.

Por, jo të gjithë këta refugjatë mendohet se janë aktualisht në Poloni, shkruan BBC.

Maciek Duszczyk, zëvendësrektor për kërkime në Universitetin e Varshavës vlerëson se rreth një milion refugjatë mbeten në Poloni, dhe pjesa tjetër tashmë janë larguar në vende të tjera.

Të dielën, mbi 82 mijë njerëz kaluan kufirin, shkroi agjencia e Gardës Kufitare në Twitter, nga 79 mijë – sa ishin të shtunën.

Teksa, që nga ora 06:00 _(GMT) të hënën, mbi 18 mijë e kanë kaluar kufirin. /Shqip.com